Sport

Një vit pas infarktit, rifillimi i jetës së Eriksen, nga Brentford te e ardhmja

Tashmë ka kaluar një vit kur më 12 qershor 2021, një pasdite vonë, zemra e Christian Eriksen ndaloi për pesë minuta.

12 Qershor 2022, 16:32 Nga DOSJA

Një vit pas infarktit, rifillimi i jetës së Eriksen, nga

DANIMARKË- Tashmë ka kaluar një vit kur më 12 qershor 2021, një pasdite vonë, zemra e Christian Eriksen ndaloi për pesë minuta. Ndaluan edhe të atyre tifozëve që ishin në stadiumin Parken të Kopenhagenit dhe ata që ndiqnin në televizor ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës. Gjithçka papritmas filloi të humbasë kuptimin e saj. Kishte rëndësi vetëm ai, Eriksen. Ishte vetëm shëndeti i tij që kishte rëndësi. Tifozët panë një fije shprese pasi u ndeshën në foton e famshme që e portretizonte me sytë hapur në barelë.

Një vit më vonë bota e Eriksen u kthye në normalitet, falë Premier League: Brentford e mori atë në janar, falë rregullave angleze që lejojnë një lojtar të dalë në fushë edhe me një defibrilator në zemër, dhe ai u përgjigj me përkushtim dhe këmbëngulje, duke qenë gati.

Rikthimi emocionues në fushë erdhi më 26 shkurt, ishte kulmi i një rrugëtimi shumë të gjatë, i cili filloi një vit më parë: ai do të luajë 11 ndeshje në Premier League, duke shënuar gjithashtu një gol në Stamford Bridge kundër Chelseat.

Ai ka thënë vazhdimisht se do të dëshirojë të jetë atje në Botërorin e Katarit, ndërkohë që shikon nga e ardhmja: kontrata me Brentford skadon në fund të qershorit, por disa negociata janë duke u zhvilluar për rinovimin. Kërkesat nuk mungojnë, sidomos në Angli. Sepse edhe një vit pas asaj dite në Parken, Eriksen mbetet i njëjti fenomen si gjithmonë, në mos më shumë.

E.Ç (Dosja.al)

eriksen

Sondazh

Poll