Aktualitet

"Bëmat" e Kajmakut, nga arrestimi në Greqi si Toto te arratisja nga drejtësia shqiptare

Por Kajmaku nuk është emër i padëgjuar për drejtësinë pasi rreth 3 vite më parë zgjedhje e tij në krye të bashkisë së Vorës shkaktoi debate politike.

12 Qershor 2022, 08:58 Nga d.a
"Bëmat" e Kajmakut, nga arrestimi në Greqi si Toto te
Agim Kajmaku

TIRANË- Ditën e djeshme u bë publik lajmi se ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike pasi u kap me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij.

Por Kajmaku nuk është emër i padëgjuar për drejtësinë pasi rreth 3 vite më parë zgjedhje e tij në krye të bashkisë së Vorës shkaktoi debate politike.

Agim Kajmaku garoi i vetëm në zgjedhje e 30 qershorit të vitit 2019 ku dhe u bë më pas kryebashkiak i Vorës, detyrë të cilët e mbajti vetëm për pak muaj. Gjithçka nisi nga një denoncim i Partisë Demokratike e cila zbluoi se Kajmaku kishte qenë i arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, gjë që nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria asokohe bëri verifikimet dhe dorëzoi dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe teksa po përgatitej shkarkimi i tij, Kajmaku firmosi disa dokumente në kundërshtim me ligjin. Ai shkarkoi dy nënkryetarët e Bashkisë Vorë dhe më pas u arratis.

Ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës u ngritën tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore. Për herë të fundit mes socialistëve, Kajmaku u shfaq në muajin nëntor në Vorë, krah kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

arrestohet agim kajmaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2022, 23:58 F.M

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Foto Ilustruese VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se automjeti tip "Fo...