Aktualitet

Kapen 2.2 ton kokainë në Peru, në kërkim 2 shqiptarë të konsideruar si koka e bandës

Shtatë persona janë arrestuar dhe dy shtetas shqiptar janë shpallur në kërkim si pjesmarrës në bandën e transportit të dorgës.

12 Qershor 2022, 07:59 Nga d.a
Kapen 2.2 ton kokainë në Peru, në kërkim 2 shqiptarë
Droge,Peru

PERU-Në Peru, policia ka sekuestruar rreth 2.2 ton kokainë të fshehura në kuti me asparagus në n jë kamion i cili po shkonte drejt portit të kryeqytetit.

Sipas mediave të huaja,shtatë persona janë arrestuar dhe dy shtetas shqiptar janë shpallur në kërkim si pjesmarrës në bandën e transportit të dorgës.

Siç tha kreu i hetuesve peruan të drogës, César Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e transportit të kontrabandës së drogës. Është një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë. 

Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao pranë kryeqytetit peruan Lima në Roterdam në Holandë.  Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë. Peruja përdor rreth 400 tonë në vitnjë nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

droge ne peru ne kerkim 2 shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2022, 23:58 F.M

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Foto Ilustruese VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se automjeti tip "Fo...