Aktualitet

Shqiptari plagos me armë zjarri të riun në Belgjikë

Shqiptari dyshohet se pas plagosjes ka ardhur në vendlindje.

11 Qershor 2022, 23:56 Nga F.M

Shqiptari plagos me armë zjarri të riun në Belgjikë

BELGJIKË- Kasandro Noka, një shqiptar që jeton prej kohësh në Belgjikë është shpallur në kërkim nga autoritetet vendase. Mësohet se mbrëmjen e sotme shqiptari ka qëlluar me armë zjarri drejt një personi dhe e ka lënë të plagosur.

Ajo që bëjnë me dije mediat belge është se autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga Shqipëria për të arrestuar Nokën. Shqiptari dyshohet se pas plagosjes ka ardhur në vendlindje. Ai është një person me precedent penalë.

shqiptaret ne belgjike kasandro noka

Sondazh

Poll