Aktualitet

Arratisja e Edison Pulës, mediat italiane: E ndihmoi klani ‘Ndrangheta

Dyshimet e para sipas mediave italiane janë se shqiptari ndodhet në Slloveni.

11 Qershor 2022, 22:49 Nga F.M
Arratisja e Edison Pulës, mediat italiane: E ndihmoi klani
Edison Pula

ITALI- Edison Pula, 27-vjeçari që u arratis një ditë më parë nga burgu Santa Bona në Treviso të Italisë ka pasur ndihmën e klanit mafioz ‘Nrangheta. Mediat italiane shkruajnë se lidhjet e shqiptarëve me klanin mafioz nuk kishin se si të mos i vinin në ndihmë 27-vjeçarit që kërkonte të arratisej. Dyshimet e para sipas mediave italiane janë se shqiptari ndodhet në Slloveni.

“Krimi shqiptar ka qenë prej kohësh aleat me veriun me Ndranghetën dhe klanet mafioze për të menaxhuar trafikun e drogës dhe prostitucionin. Është urgjente të kuptojmë se kush ka mundur ta ndihmojë kriminelin shqiptar të arratiset dhe të fshihet. Ata kanë rol me rëndësi,”- thotë sekretari i përgjithshëm i sindikatës së policisë së burgjeve, Aldo Di Giacomo.

Dy ditë më parë, në orën 05:00 të mëngjesit, Pula me 2 të burgosur të tjerë u arratisën nga burgu i Trevisos në Itali. 27-vjeçari shqiptar sharroi hekurat e qelisë së tij, zbriti me çarçafët e lidhur si litarë dhe kapërceu një mur 5 metra të lartë. Dy të burgosurit e tjerë u kapën nga policia, ndërsa vetëm Pula është në kërkim. Itaia e akuzon 27-vjeçarin për të paktën 50 grabitje. Në Shqipëri Pula një dënim prej 9 vitesh për trafik droge e kundërshtim të forcave të policisë dhe një gjyq të hapur për atentatin ndaj ish-efektivit Gentian Bejtja.

edison pula arratisen shqiptaret nga burgu ne itali

Sondazh

Poll