Aktualitet

Droga në vazo lulesh/Policia italiane publikon pamjet e operacionit për arrestimin e Kajmakut dhe nipit të tij

Kajmaku është arrestuar së bashku me nipin e tij në flagrancë me rreth 20 kg kokainë të fshehura në vazo lulesh që nëse do të shtiej në treg të zi do të kapte vlerën e 1 milion euro.

12 Qershor 2022, 08:37 Nga d.a
Droga në vazo lulesh/Policia italiane publikon pamjet e operacionit
Agim Kajmaku

ITALI- Detaje të reja zbulohen nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku në Itali për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, Kajmaku është arrestuar së bashku me nipin e tij në flagrancë me rreth 20 kg kokainë të fshehura në vazo lulesh që nëse do të shtiej në treg të zi do të kapte vlerën e 1 milion euro.

Gjithashtu zbulohet se e gjitha ka nisur nga dyshimet e pronarëve të fidanishtes në Itali, të cilët nuk e dinin që prej muasj kopshti i tyre ishte kthyer në një vendstrehim të drogës.

Kajmaku dhe i nipi e fshihnin kokainën mes vazove të aktivitetit hortikulturor, pa dijeninë e pronarëve, të pavetëdijshëm se kopshti i tyre ishte bërë një vendstrehim ku ruheshin lumenjtë e drogës me destinacion Rivierën Picena dhe më gjerë.

 

arrestohet agim kajmaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2022, 23:58 F.M

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Foto Ilustruese VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se automjeti tip "Fo...