Aktualitet

Vajza e Lasgush Poradecit publikon fotot: Turp, mbi kokën e varrit të tim eti ka vetëm plehra

Rreth varrit të Poradecit por edhe të të tjerëve ka mbeturina të shumta.

11 Qershor 2022, 22:05 Nga F.M
Vajza e Lasgush Poradecit publikon fotot: Turp, mbi kokën e varrit të
Varri i Lasgush Poradecit

TIRANË- Marie Poradeci, vajza e poetit Lasgush Poradeci e ka konsideruar një turp faktin që varri i të atit është gjithmonë i rrethuar nga mbeturina. Për ta dokumentuar këtë gjë, Marie ka publikuar edhe disa foto nga varri i poetit të madh. Aty vihet re se rreth varrit të Poradecit por edhe të të tjerëve ka mbeturina të shumta.

“Bashkise se Pogradecit ti vije turp me grumbullin dhe kazanin e plehrave qe gjithmone qendron plot mbi koken e varrit te Lasgush Poradecit,”- shkruan ajo në postim. Me copë në dorë, ajo shihet se sot e ka pastruar vetë varrin e të atit, por që përgjegjësia është mbi bashkinë.

Llazar Gusho i njohur me emrin e penës si Lasgush Poradeci prehet në varrezat e Pogradecit.

lasgush poradeci

Sondazh

Poll