Aktualitet

Arrestohet me 20 kg drogë në Itali ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku

Policia e shtetit fqinj ka vënë në pranga edhe persona të tjerë, shqiptarë e jo vetëm që rezultojnë të jenë bashkëpunëtorë me Kajmakun.

11 Qershor 2022, 23:07 Nga F.M
Arrestohet me 20 kg drogë në Itali ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku
Agim Kajmaku

ITALI- Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga në Itali pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë. Report TV raporton se arrestimi i Kajmakut është bërë nga autoritetet italiane në zonën e San Benedetto del Tronto, më 27 maj të këtij viti. Gjatë operacionit Kajmakut i është gjetur edhe 20 kilogramë kokainë që po të dilte në treg do të kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove. Droga ishte fshehur në një vazo me lule. Kajmaku i është prezantuar Policisë Italiane si i lindur më 6 korrik 1971, e si ish-kryebashkiak i Vorës.

Operacioni anti-drogë mësohet se është ende në vijim e se autoritetet italiane kanë kërkuar ndihmën e atyre shqiptare. Policia e shtetit fqinj ka vënë në pranga edhe persona të tjerë, shqiptarë e jo vetëm që rezultojnë të jenë bashkëpunëtorë me Kajmakun, por ende nuk janë zbardhur detaje për ta. 

Kajmaku ka qenë në përgjim prej tetë muajsh, që nga shpërngulja e tij në Utali. Autoritetet i kishin vendosur kameranë dyqane e banesa ku ai ishte parë, duke pasur dyshime të forta se ishte një person i përfshirë në trafik droge. 

Kush është Agim Kajmaku?

Agim Kajmaku garoi i vetëm në zgjedhje e 30 qershorit të vitit 2019 dhe u bë kryebashkiak i Vorës, detyrë që e shijoi vetëm për pak muaj. Kjo pasi një denoncim i Partisë Demokratike zbuloi se Kajmaku kishte qenë i arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, gjë që nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria kishte bërë verifikimet dhe kishte dorëzuar dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e teksa po përgatitej shkarkimi i tij, Kajmaku firmosi disa dokumente në kundërshtim me ligjin. Ai shkarkoi dy nënkryetarët e Bashkisë Vorë dhe u arratis. Ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës u ngritën tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore. Për herë të fundit mes socialistëve, Kajmaku u shfaq në muajin nëntor në Vorë, krah kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

arrestohet agim kajmaku agim kajmaku

Sondazh

Poll