Aktualitet

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Ai është dërguar në spital. 

11 Qershor 2022, 23:58 Nga F.M
Aksident në Vlorë, një i plagosur
Foto Ilustruese

VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se automjeti tip "Ford", me drejtues K. Xh., dhe motomjeti me drejtues Ll. M., janë përplasur me njëri-tjetrin. Për pasojë, drejtuesi i motorit është plagosur. Ai është dërguar në spital. 

Njoftimi i Policisë

Më datë 11.06.2022, në rrugën “Gjergj Arianti”, Vlorë, janë përfshirë në aksident automjeti tip "Touareg", me drejtues shtetasin R. J., automjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin K. Xh., dhe motomjeti me drejtues shtetasin Ll. M.

Si pasojë është  dëmtuar  drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet  në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll