Sport

Milani sytë drejt brazilianit Gabriel Jesus, por City kërkon 50 milionë

Braziliani, të cilin i përfundon kontrata në vitin 2023, është thuajse i larguar. Interesa për të po shfaq edhe Real Madrid

12 Qershor 2022, 06:53 Nga DOSJA
Milani sytë drejt brazilianit Gabriel Jesus, por City kërkon 50

ANGLI - Ishte folur një muaj më parë, pastaj zëri ishte zbehur gradualisht. Portali britanik ‘90min.com’ tani shkruan, se Milani ka shtuar interesin për Gabriel Jesusin, sulmuesin që do të largohet nga Manchester City pas blerjes së Haaland. 

Klubi anglez e vlerëson brazilianin 50 milionë euro, shifër për të cilën Milani nuk do të ulej as në tryezën e bisedimeve. Megjithatë, duhet thënë se përfundimi i kontratës në vitin 2023 ka tërhequr sytë e disa skuadrave, përfshirë edhe Real Madridin, ndaj konkurrenca pritet të jetë e gjerë dhe e ashpër.

Ndërkohë Gabriel Jesus, i cili në fëmijëri kishte deklaruar se ishte një tifoz i madh i Milanit, ka bërë të ditur se do të hedhë pak dritë mbi të ardhmen e tij jo më vonë se javën e ardhshme, pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtares.

Sigurisht që profili do të ishte ideal për kuqezinjtë, të cilët po përpiqen të kompletojnë repartin e tyre të sulmit me një lojtar teknik dhe aktiv pas blerjes, vetëm për t'u zyrtarizuar të Divock Origi. Me pak fjalë, çështja do të mbetet e hapur dhe nuk përjashtohet, që Maldini dhe Massara, të tentojnë të negociojnë me Cityn me shpresën për të gjetur formulën e duhur për të sjellë talentin brazilian në Milano. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll