Sport

Koreografia e tifozëve 'i fut të dridhurat' serbëve, tërbohen portalet; U reklamua Shqipëria e Madhe

Shqipëria nuk ia doli dot të fitonte ndaj Izraelit ditën e djeshme, por momenti më i bukur i 90 minutëshit në 'Air Albania' ishte koreografia speciale e përgatitur nga 'Tifozat Kuq e Zi"

11 Qershor 2022, 21:55 Nga DOSJA

Koreografia e tifozëve 'i fut të dridhurat' serbëve,

TIRANË- Shqipëria nuk ia doli dot të fitonte ndaj Izraelit ditën e djeshme, por momenti më i bukur i 90 minutëshit në 'Air Albania' ishte koreografia speciale e përgatitur nga 'Tifozat Kuq e Zi". Një banderolë ku dallohej personazhi i famshëm nga filmat e animuar të "Simpsons" me idenë e Shqipërisë së Madhe, “United States of Albania”.

Një banderolë mjaft e gjetur nga tifozët, e cila nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga portalet serbe nisur nga Kurir, te Telegraf dhe Informer që e cilësojnë si skandaloze dhe provokuese këtë koreografi.

Portalet theksojnë se nuk mund të reklamohet kaq hapur Shqipëria e Madhe, ndërsa ngrenë zërin edhe kundër thirrjeve pro UÇK-së në stadium.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia

Sondazh

Poll