Sport

Dhunë seksuale ndaj një 18 vjeçareje, futbollisti që luan në Bundesligën gjermane arrestohet në Ibiza

Një futbollist që aktivizohet në Bundesligën gjermane u arrestua në Ibiza nga policia spanjolle me akuzën e përdhunimit të një 18-vjeçareje

11 Qershor 2022, 20:56 Nga DOSJA

Dhunë seksuale ndaj një 18 vjeçareje, futbollisti që luan

IBIZA- Një futbollist që aktivizohet në Bundesligën gjermane u arrestua në Ibiza nga policia spanjolle me akuzën e përdhunimit të një 18-vjeçareje. Futbollisti u arrestua së bashku me një person tjetër pasi e reja u tha oficerëve se ishte sulmuar seksualisht në një rezidencë në San Jose.

Sulmi i dyshuar ndodhi në orët e para të së mërkurës dhe dy personat u arrestuan më vonë gjatë ditës. Për momentin, raporton Daily Star, është e paqartë nëse të arrestuarit dolën para një gjyqtari në seancën e parë gjyqësore. Do të duhet të presim për të parë nëse ata do të lirohen me kusht në pritje të një hetimi penal apo nëse do të zgjedhin paraburgimin.

Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, vetëm se ai së fundmi ka vazhduar kontratën me klubin e tij, i cili është një nga klubet më të suksesshme në Gjermani. Shtypi gjerman nuk ka dhënë ende detaje mbi lajmin.

E.Ç (Dosja.al)

bundesliga

Sondazh

Poll