Sport

Gjesti që emocionoi futbollistët ukrainas, lojtari i Real Madrid shkon në dhomat e zhveshjes! (Zbulohet motivi)

Franca dhe Ukraina U-21 u përballën në raundin e 10-të të kualifikueseve të kampionatit Europian.

11 Qershor 2022, 19:18 Nga DOSJA

Gjesti që emocionoi futbollistët ukrainas, lojtari i Real Madrid shkon

FRANCË-Franca dhe Ukraina U-21 u përballën në raundin e 10-të të kualifikueseve të kampionatit Europian. Ndeshja nuk u luajt në Ukrainë për shkak të luftës, por në Stamboll dhe takimi përfundoi me shifrat 3-3. Ndeshja u vendos në plan të dytë, sepse gjesti i bërë në fund të ndeshjes nga Eduardo Camavinga ishte vertëtë për t'u duartrokitur.

Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, mesfushori i Real Madrid shkoi në emër të të gjithë lojtarëve të Francës U-21 në dhomat e zhveshjes së kombëtares ukrainase duke i ofruar kundërshtarëve një dhuratë simbolike dhe kuptimplotë: një fanellë të kombëtares franceze për çdo lojtar ukrainas.

Camavinga më pas u kushtoi disa fjalë mbështetjeje bashkëmoshatarëve të Ukrainës, duke demonstruar gjithë solidaritetin e popullit francez: "Kjo është një fanellë për secilin prej jush, sepse e di, të gjithë e dimë, se situata është shumë e ndërlikuar. Kjo është një dhuratë për të gjithë ju”, tha mesfushori.

I cili më pas shtoi: "Shpresoj që kjo situatë e keqe të përfundojë shpejt, të gjithë njerëzit në Evropë shpresojnë që situata të përmirësohet". Lojtarët dhe stafi ukrainas shpërthyen në duartrokitje të përzemërta në një skenë të ngarkuar emocionalisht.

E.Ç (Dosja.al)

camavinga

Sondazh

Poll