Sport

Bierhoff kundër FIFA-s dhe Katarit: “Homoseksualiteti nuk është krim”

Menaxheri i kombëtares së Gjermanisë, denoncon legjislacionin e vendit pritës të Kupës së Botës, që kriminalizon homoseksualitetin. Ai shigjenton edhe FIFA-n për procedurën e zgjedhjeve të vendeve organizatorfe të botërorëve

12 Qershor 2022, 06:32 Nga DOSJA
Bierhoff kundër FIFA-s dhe Katarit: “Homoseksualiteti nuk

GJERMANI - “Trajtimi i homoseksualëve (në Katar) është absolutisht i papranueshëm”, denoncoi këtë të shtunë ish-drejtori ndërkombëtar dhe aktual i Federatës Gjermane, Oliver Bierhoff në një intervistë për mediat e grupit Funke.

Legjislacioni i vendit pritës të Kupës së Botës (21 nëntor-18 dhjetor) që kriminalizon homoseksualitetin, "nuk korrespondon në asnjë mënyrë me bindjet e mia", shprehet kampioni i Europës 1996, i cili do të jetë në Katar si menaxher i Kombëtares. “Çfarë kriteresh përdor FIFA për dhënien e Kupës së Botës?- pyet Bierhoff, duke besuar se "caktimi i një turneu është arma më e fuqishme për të nxitur ndryshime thelbësore".

Por këto ndryshime, sipas tij, “duhet të ndodhin para përcaktimit të vendit dhe jo më pas, përndryshe nuk kemi më asnjë mjet presioni”. Skuadra gjermane, e cila dëshiron të jetë një vitrinë e vlerave të Gjermanisë moderne, përtej futbollit, do të vazhdojë të shprehet, sipas liderit 54-vjeçar: “Mendoj se në përgjithësi është mirë që le të vazhdojmë të flasin për këto tema jashtë fushës sportive, për të rritur ndërgjegjësimin kudo në botë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll