Sport

"Është e turpshme"! Vendimi i FIFA-s në prag të ndeshjes me Italinë tërbon Southgate

Angli-Itali është përballja e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Kombeve. Një sfidë që për anglezët është momenti i hakmarrjes pas humbjes në finalen e kampionatit Europian në Wembley.

11 Qershor 2022, 19:40 Nga DOSJA

"Është e turpshme"! Vendimi i FIFA-s në prag të

ANGLI- Angli-Itali është përballja e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Kombeve. Një sfidë që për anglezët është momenti i hakmarrjes pas humbjes në finalen e kampionatit Europian në Wembley. Këtë herë nuk do të luhet në stadiumin mitik,por në Molineux në stadiumin e Wolverhampton.

Një ndeshje që do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve për shkak se FIFA dënoi klubin anglez për incidentet të shkaktuara në mbremjen e finales Euro 2020. “Është e turpshme për ne të mos kemi tifozë - nënvizoi Southgate - por edhe për Anglinë si komb”.

Edhe Anglia, siç po bën Italia do të zgjedhë të luajë disa nga ata lojtarë më pak të përdorur. Një mënyrë për t'u dhënë atyre hapësirë dhe për t'i testuar në ndeshje të rëndësishme, këtë e konfirmon vetë Southgate.

"Çdo lojtar që kam në dispozicion do të ketë mundësi të luajë- komentoi Southgate -. Duhet të mendojë për gjendjen e lojtarëve pas një sezoni të lodhshëm. Kjo është një mundësi e mirë për t'i treguar besim lojtarëve dhe për të marrë përgjigje". Përfundoi tekniku anglez

E.Ç (Dosja.al)

southgate

Sondazh

Poll