Sport

Angli-Itali, futboll i bukur por zero gola! Depay tradhëton Holandën në fund, Gjermania abonohet me barazimet

Në raundin e tretë të Ligës së Kombeve, Italia barazoi 0-0 ndaj Anglisë dhe ruan kreun e grupit 3 të Ligës A me 5 pikë.

11 Qershor 2022, 22:47 Nga DOSJA

Angli-Itali, futboll i bukur por zero gola! Depay tradhëton Holandën

EUROPË-Në raundin e tretë të Ligës së Kombeve, Italia barazoi 0-0 ndaj Anglisë dhe ruan kreun e grupit 3 të Ligës A me 5 pikë. Në stadiumin e Wolverhampton, përfaqësuesja e Mancinit luajti një pjesë të parë të shkëlqyer, duke krijuar të paktën 4 raste për gol, veçanërisht me Tonalin (mrekullia e Ramsdale në minutën e 25-të) dhe Pessina në minutat e fundit të pjesës së parë.

Për anglezët duhet përmendur traversa e Mount në minutën e 9', ndërsa në pjesën e dytë, Italia nuk krijon më atë supermaci, megjithatë edhe Anglia nuk ishte konkrete. Në takimet e tjera të Ligës A, Gjermania nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Hungarisë, barazimi i tretë radhazi për panzerat. Holanda barazoi në shtëpi ndaj Polonisë me shifrat 2-2.

Cash dhe Zielinski shënuan për polakët, ndërkohë që Holanda barazoi shpejt me golat e Klaasen dhe Dumfries, ndërkohë që duhet përmendur se Depay kishte mundësinë të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 91' por sulmuesi nuk u tregua i saktë. Në takimet e tjera Uellsi barazoi me Belgjikën 1-1, Rumania fitoi ndaj Finalndës me shifrat 1-0.

E.Ç (Dosja.al)

italia

Sondazh

Poll