Sport

Luan biletën e fundit për Kupën e Botës, shamanët e Perusë 'luajnë me shpirtrat'; Do kualifikohemi

Play-off mes Perusë dhe Australisë do të zhvillohet të hënën për të vendosur se cila nga dy kombëtaret do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm në Katar.

11 Qershor 2022, 21:20 Nga DOSJA

Luan biletën e fundit për Kupën e Botës, shamanët e

PERU- Play-off mes Perusë dhe Australisë do të zhvillohet të hënën për të vendosur se cila nga dy kombëtaret do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm në Katar. Një sfidë shumë e pasigurt, por që sipas shamanëve të vendit të Amerikës së Jugut, kombëtarja e tyre ka mundësinë të kualifikohet. Kjo është ajo që ata panë teksa zhvilluan një “ceremoni fitoreje” për të ndihmuar kombëtaren e tyre të kualifikohej.

Një grup shamanësh krijuan ayahuasca-n, një pije halucinogjene e përdorur për shekuj si një ilaç shpirtëror ceremonial në Amazonë. Falë pijes së fuqishme, magjistarët panë që vendi i tyre padyshim do të marrë pjesë në Kupën e Botës.
"Ne kemi thirrur të gjithë shamanët në mbarë vendin. Ishin 13 shamanë sepse kombëtarja jonë do të luajë me Australinë më 13 qershor dhe ne kemi parashikuar që Peruja të kalojë në raundin tjetër", tha zëdhënësi i grupit.

Peruja do të jetë në Katar për Kupën e Botës, sepse pasi morëm bimët ayahuasca ne mundëm të shihnim gëzimin e njerëzve". Grupi i shamanëve kishte edhe një foto të kombëtares australiane, e cila u godit me shpata, ndërsa një nga shamanët indigjenë luante një instrument tradicional frymor të njohur si 'pututo'.

E.Ç (Dosja.al)

peru

Sondazh

Poll