Sport

Nations League: Anglia kërkon ‘vendetën’ ndaj Italisë për finalen e ‘Wembley’…

Dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën këtë të shtunë (20:45) në stadiumin ‘Molineux’, që do të mund të strehojë vetëm 3000 të mitur në tribunat e tij, pas sanksionit të UEFA-s për sjelljen në finalen e Europianit

11 Qershor 2022, 18:30 Nga DOSJA
Nations League: Anglia kërkon ‘vendetën’ ndaj Italisë

ANGLI - Ndeshja Angli-Itali sonte (20:45) në stadiumin ‘Molineux’ të Wolverhampton është përballja  e parë mes dy skuadrave, pas fitores së Italisë me penallti në Europianin e fundit. 

Hija e gjatë e asaj finaleje të humbur, pas 55 vitesh pa titull, këtë të shtunë është një nxitje ekstra për anglezët, të cilët kërkojnë hakmarrje. Përveç kësaj, ata nuk i kanë mundur ‘azzurrët’ për gati 10 vjet (më 15 gusht 2012), në një miqësore të luajtur në ‘Wembley’, që përfundoi 2-1 me golat e Defoe dhe Jagielka. 

Sigurisht që skuadra e Gareth Southgate nuk do të mund të llogarisë mbështetjen e tifozëve të tyre këtë të shtunë, pasi UEFA e ka ndëshkuar Federatën Angleze pas sherrit të ndodhur në ‘Wembley’, pikërisht në finalen e kampionatit të fundit europian. Pavarësisht sanksionit të UEFA-s, stadiumi i Wolves (me kapacitet për 32.000 spektatorë) do të jetë në gjendje të lejojë akses për 3.000 fëmijë nën 14 vjeç. 

Përtej statistikave të së shkuarës dhe mungesës së tifozëve në tribuna, ‘Tre Luanët’ janë të detyruar të fitojnë sonte, nëse duan të ruajnë të paprekura shanset për të përfunduar në vendin e parë në grupin A3 dhe për rrjedhojë të kualifikohen për titull. Anglia, e cila ka vetëm një pikë pas përballjeve me Hungarinë (1-0) dhe  Gjermaninë (1-1). 

Italia është aktualisht kryesuese me 4 pikë, ajo ka mundur të rikuperohej nga humbja (3-0) në ‘Finalissima’ kundër Argjentinës: debutoi me një barazim kundër Gjermanisë (1-1) dhe mundi Hungarinë të martën e kaluar (2-1), duke siguruan vendin e pare në grup.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll