Politike

Ndoka: Policia e avokati i Shtetit dhunojnë selitë e tri partive, sekuestruan zyrat e dokumentet

Ai shton më tej se për këtë ngjarje ka lajmëruar zyrtarisht kryeministrin Edi Rama e institucionet ndërkombëtare në vend, pasi po përsëritet ngjarja e ndodhur një vit më parë me zyrat e Frymës së Re Demokratike.

11 Qershor 2022, 18:04 Nga F.M
Ndoka: Policia e avokati i Shtetit dhunojnë selitë e tri partive,
Nard Ndoka

TIRANË- Nard Ndoka ka denoncuar sekuestrimin e zyrave të tre partive opozitare në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Ndoka shkruan se Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare, Partisë Demokristiane (Nard Ndoka), Partisë Republikane (Fatmir Mediu) dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (Vangjel Dule). Sipas Ndokës, Policia e Shtetit ka sekuestruar zyrat dhe marrë peng të gjitha dokumentet e PDK e PR, ndërsa PBDNJ ka përfunduar në rrugë. Ai shton më tej se për këtë ngjarje ka lajmëruar zyrtarisht kryeministrin Edi Rama e institucionet ndërkombëtare në vend, pasi po përsëritet ngjarja e ndodhur një vit më parë me zyrat e Frymës së Re Demokratike.

Postimi i Nard Ndokës në FB:

Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ). Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike. Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ. Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të. Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik. Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK Zyra e Shtypit. Tiranë, më 11 Qershor 2022.

Ndoka: Policia e avokati i Shtetit dhunojnë selitë e tri partive,
Postimi i Nard Ndokës

nard ndoka

Sondazh

Poll