Politike

VD-'Open Balkan'/ Berisha: Duan ta paraqesin Prishtinën si sherrin e Ballkanit, Kurti duhet mbrojtur

Berisha tha se askush nuk ka lexuar asnjë nen të traktatit. 

11 Qershor 2022, 12:43 Nga A.B
VD-'Open Balkan'/ Berisha: Duan ta paraqesin Prishtinën si
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan nismën 'Ballkani i Hapur' si sulm për Kosovën. Në mbledhjen e sotme me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha deklaroi se shqiptarët duhet të mbrojnë kryeministrin Albin Kurti pasi projekti synon që në sytë e Ballkanit, Prishtina të shfaqet si sherr. E po ashtu, në kuadër të kësaj çështje, Berisha tha se askush nuk ka lexuar asnjë nen të traktatit. 

'Shqiptarët sot kudo që janë i detyrojnë Albin Kurtit me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër Serbe.  Nga një projekt që në vend që të sanksionojë bashkëpunimin mes kombeve të barabarta sanksionin poshtërimin e Kosovës, me qëllimin më antishqiptar për ta paraqitur Prishtinën si sherrin e Ballkanit, ndërkohë që është Beogradi.  Kjo seri gënjeshtarësh, që bëjnë avokatinë e projektit unë u them citoni një nen të traktatit. Nuk e kanë publikuar kurrë, kush e ka parë, kush e ka lexuar? Askush nuk e di, nuk mungojnë lajkatarët, i gjithë mjeti i Soros është ngritur në këmbë për të mbështetur Ballkanin e Hapur. '- u shpreh Berisha. 

sali berisha open balkan

Sondazh

Poll