Politike

VD-'Koha të bëjmë natën ditë'/ Berisha-kryetarëve: Të shndërroheni në organizatorë

Berisha u shpreh se duhet që secili të punojë dyfish me aktivitetet përkatëse.

11 Qershor 2022, 12:54 Nga A.B
VD-'Koha të bëjmë natën ditë'/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nga kryetarët e degëve të PD-së, që të shndërrohen në aktiviste dhe në organizatorë. Gjatë mbledhjes së përbashkët, Berisha u shpreh se duhet që secili të punojë dyfish me aktivitetet përkatëse. Thirrja e tij është që të përmbyset qeveria Rama me mjetet më të mundshme demokratike. 

'Unë ju bëj thirrje ju të qëndrojmë në nivelin e idealeve të anëtarësisë sonë, të mbështetësve tanë. Koha është të bëjmë ditën natën, më falni natën ditë, të bëjmë gjithcka për të shumëfishuar aktivitetin tonë. Kemi probleme për të zgjidhur, e di që secili prej jush do të donte të merrej me një cështje, ka ikur ajo kohë, s'kemi më atë privilegj, duhet të jemi në disa drejtime, duhet të shndërrohemi të gjithë në organizatorë.  Do shumëfishojmë aktivtetin tonë, në rrjetet sociale e kudo. Duhet të shndërrohemi të gjithë në aktivistë që do afrojnë njerëzit pranë vetes tonë. Do të krijojmë frontin opozitar. Rama duhet përmbysur me mjetet demokratike. Unë kam besim se do të qëndrojmë në lartësinë e detyrave tona.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll