Politike

VD-Berisha: Ballkani i Hapur nismë ruse, Lavrov e “firmosi”

Berisha shtoi se projekti është rus e se për këtë ka firmosur Sergei Lavrov. 

11 Qershor 2022, 13:19 Nga A.B
VD-Berisha: Ballkani i Hapur nismë ruse, Lavrov e “firmosi”
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nisma 'Ballkani i Hapur' është nismë ruse. Përballë kryetarëve të degëve, Berisha shtoi se projekti është rus e se për këtë ka firmosur Sergei Lavrov. 

' Në rrafshin politik Ballkani i Hapur është kundërvënie flagrante e procesit të Berlinit. Nuk është e paqëllimtë, është projekt rus, është thënë me dhjetra herë, por këtë e firmosi Sergei Lavrov. Hegjemoni serbe do të thotë influencë ruse, nuk ka diskutim. Për këtë po punon Edi Rama. Pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Asnjeri nuk e përgënjeshtron dot Lavrovin.Po pse këta kërkojnë influencat ruse, Vucic dhe Rama? I kërkojnë se vetëm në këtë mënyrë ata janë duar lirë të bëjnë ç’të duan në vendet e tyre. Rusi ka qëllime të tjera por në Evropë e botë nuk gjen dy kryeminister e president të lidhur me krimin si këta të dy.Këta janë sot zyrtarët më të lidhur me krimin në Evropë e botë, u duhet se e dinë që BE nuk i kapërdin dot, nuk i pranon dot me këto lidhje të tmerrshme krimi që kanë.

‘Ti kundërvihemi procesit të Berlinit që ka rreth 30 miliardë euro investime në Ballkan por që asnjë qindarkë s’mund të vidhet e të bëhet me tendera alla Edi Rama me negociata të mbyllura.PD është në mision të madh, jo vetëm në mbrojtje të interesit kombëtar por interesit të cdo prodhuesi shqiptar në fshat e qytet.Çdo projekt që favorizon Serbinë e madhe është projekt që destabilizon Ballkanin.Ne duhet të qartësojmë çdo shqiptar me guxim për këtë, nuk mund të pranojmë që interesat tona kombëtare të shkelmohen nga kushdoqoftë.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll