Politike

'VIDEO- 'Kopjon' gafën e Bashës, Berisha: Do ta bëjmë ditën-natë

Teksa po paralajmëronte protestat, Berisha tha se ka ardhur koha që t’a bëjmë ditën natë por e korrigjoi

11 Qershor 2022, 13:25 Nga A.B
'VIDEO- 'Kopjon' gafën e Bashës, Berisha: Do ta
Sali Berisha

TIRANË- E largoi nga partia por zakonet e Lulzim Bashës nuk harrohen. Sot, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen me krerët e degëve ka bërë të njëjtën gafë si Lulzim Basha. Teksa po paralajmëronte protestat, Berisha tha se ka ardhur koha që t’a bëjmë ditën natë, por më pas e korrigjoi duke thënë ta bëjmë natën ditë.

Koha është të bëjmë ditën-natë, më falni natën-ditë”, tha Berisha.

Të njëjtën gafë ka bërë edhe Lulzim Basha më 6 mars 2021, në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

sali berisha

Sondazh

Poll