Politike

VD-'Jemi më keq se në 1991-in'/ Berisha: Kemi 44 mijë luftëtarë, Rama armiku i rrezikshëm

Berisha tha se kryeministri Edi Rama është armiku kryesor, e se duhet mundur.

11 Qershor 2022, 12:33 Nga A.B
VD-'Jemi më keq se në 1991-in'/ Berisha: Kemi 44 mijë
Sali Berisha

TIRANË- Situatën në vend, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e përshkroi më keq se në vitin 1991. Gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e degëve, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është armiku kryesor, e se duhet mundur. Për këtë, Berisha shtoi se ka përkrahjen e 44 mijë qytetarëve të cilët i krahasoi me luftëtarë.

'Detyra jonë është të aktivizojmë, ti tërheqim në veprimin tonë. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunimin me ta, për të identifikuar çdo organizatë, çdo grup interesi, çdo invidiv, çdo aleat tonin  që duhet të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar. Jemi në situatë shumë më të vështirë se në 1991. Atëher kishim një regjim monist. Askush nuk do angazhohej për rrëzimin e këtij pushteti përvec ne, nëse ne presim se do na vijnë ndihma, ne mashtrojmë veten tonë. Para syve tanë u instalua pushteti total monist i PS. Sot brezi i ri duhet të lexojë për monizmin, kjo është problem, duhet të punojmë shumë, ka marrë fund kushtetuta, nëse nuk ka kontroll, kushtetuta është copë e pavlerë. E them këtë për të theksuar se në çfarë emergjence kombëtare jemi ne. Ramiz Alia nuk arriti që ti imponojë me opozitë të manipoluar, Rama sot 2, 3 individë i merr si përfaqësues të opozitës, u thotë Shqiptarëve se bordet janë komuniste por të mira. Kjo është gjendja, po ku jemi ne? Më të fortë se kurrë, kemi 44 mijë luftëtarë që na përgjigjen në cdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë, është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses mund të ndërtojë dhe udhëheqë një lëvizje të fuqishme e shpëtimtare për Shqipërinë. Këta kërkojnë mobilizim, kërkohet ta zgjerojmë frontin, ne duhet të ecim drejt krijimit të tij, në Tiranë e kudo. Përballë kemi një armik të egër që me vendosjen e monizmin paraqitet si armiku më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës, është Rama. A do pranojmë ne Monizmin? Do pranojmë të lëvizim as usual me këtë qeveri e regjim, kurrën e kurrës. '- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll