Politike

'Shëndet dhe suksese '/ Vladimir Putin uron Bajram Begajn për postin e presidentit

Putin i uron shëndet dhe suksese në detyrën e re Begajt.

11 Qershor 2022, 12:52 Nga A.B
'Shëndet dhe suksese '/ Vladimir Putin uron Bajram Begajn
Bajram Begaj dhe Vladimir Putin

TIRANË- Presidentit i sapozgjedhur i Shqipërisë ka marrë urim për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Përmes mesazhit të ndarë nga ambasada ruse në Tiranë, Putin i uron shëndet dhe suksese në detyrën e re Begajt.

 “Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.

'Shëndet dhe suksese '/ Vladimir Putin uron Bajram Begajn

Bajram Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë me 4 qershor. Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë Begaj  mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.

puputin bajram begaj

Sondazh

Poll