Politike

VD-'PD ka dy armiq...'/ Mbledhja e PD, Berisha: Duhet të dalim nga kjo gjendje, njerëzit presin udhëheqje

Berisha deklaroi se PD duhet të dalë sa më parë nga kjo gjendje.

11 Qershor 2022, 12:27 Nga A.B
VD-'PD ka dy armiq...'/ Mbledhja e PD, Berisha: Duhet të dalim
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se PD ka 2 armiq. Para kryetarëve të degëve, Berisha tha se një është apatia e trashëguar për 8 vite nga udhëheqja e Bashës e tjera është kryeministri Edi Rama. Ai deklaroi se PD duhet të dalë sa më parë nga kjo gjendje.

'Unë e kam theksuar dhe e theksoj se për momentin PD ka 2 armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazarate e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Unë mund t'ju jap 1 shembull, aktualisht një nga mbështetësit e Bashizmit, ish kryetari i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj dhe bilbilon Enkelejdi sic i thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të Bashës e të ndonjë tjetri. Ky është problem serioz për ne se përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje, është e vërtetë që këtë e kanë krijuar pazaret e udhëheqjes me qeverinë por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve që nga shtatori e deri më sot. Ata presin udhëheqje dhe drejtim nga ne, revolta dhe pakënaqësia ndaj regjimit zgjedh dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve por dhe të një % të qytetarëve pa parti. '- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll