Aktualitet

Maturantët janë në provim! Teza e Gjuhës Shqipe qarkullon në rrjet (FOTO + VIDEO)

Një natë më parë në rrjetin social 'Tik Tok' u shpalos teza, ndërsa tani në momentin kur të rinjtë janë duke kryer provimin, teza është bërë publike me foto

11 Qershor 2022, 11:32 Nga A.B
Maturantët janë në provim! Teza e Gjuhës Shqipe qarkullon
Teza e provimit

TIRANË- Maturantët kanë hyrë në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të përgatitur... me kopje. Siç është bërë zakon, teza e provimit e Maturës Shtetërore është bërë publike. Një natë më parë në rrjetin social 'Tik Tok' u shpalos teza, ndërsa tani në momentin kur të rinjtë janë duke kryer provimin, teza është bërë publike me foto. 

Maturantët kanë mundur që të futen në klasa me telefona dhe t'u bëjnë foto komplet tezës. Rregullorja e Maturës Shtetërore, e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit parashikon ndjekje penale për personat që arrijnë të publikojnë këto materiale të rëndësisë së veçantë.

matura shteterore 2022

Sondazh

Poll