Politike

Samiti në Greqi/ Gazetari: Rama duket i bezdisur, Vjosa i publikoi foton më të mërzitshme

Ajo që vë re Mulosmani është qëndrimi që ka mbajtur Rama dhe veprimi i kryer nga Osmani duke postuar disa foto tendencioze.

11 Qershor 2022, 08:19 Nga A.B
Samiti në Greqi/ Gazetari: Rama duket i bezdisur, Vjosa i publikoi foton
Vjosa Osmani dhe Edi Rama

KOSOVË- Gazetari Ermal Mulosmani ka ndarë 2 foto nga takimi i kancelarit Olaf Scholz me liderët europainë. Pjesë e tryezës ishte kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo që vë re Mulosmani është qëndrimi që ka mbajtur Rama dhe veprimi i kryer nga Osmani. Sipas gazetarit, presidentja e Kosovës publikoi foto nga takimi mirëpo në ato imazhe, Rama duket i mërzitur e madje thekson se jep përshtypjen sikur është i bezdisur që e kishin vendosur pranë saj. Gazetari shton se Vjosa gjeti foton më të mërzitshme dhe tendencioze ndërkohë që Rama nuk bëri diçka të tillë.

POSTIMI:

Shikojini këto dy foto të trishta. Atë poshtë e publikoi i pari Rama, para nja dy orësh. Ishte e fundit në një sërë fotosh që tregonin hare, biseda e komunikim me liderë evropianë mes të cilëve edhe Kancelain Sholz. Nuk mendoj se ishte rastëssiht e fundit. Dukej sheshit tensioni mes tij dhe Presidentes së Kosovës. Shumë keq. Megjithatë, Rama e publikoi të plotë foton. Mund edhe të mos e bënte fare. Pak më vonë edhe Vjosa e bëri të veten... Publikoi edhe ajo fotot e veta të entuziasmit e të haresë. Të fundit edhe ajo publikoi foton ku dukej edhe Kryeministri Rama. Dukej i mërzitur, gati i bezdisur që e kishin vendosur afër saj. Ia kishte gjetur foton më të mërzitshme dhe dukshëm tendencioze. Me gjasme ishin folusuar diku tjetër…. Situata të tilla duhet të na turpërojnë. Dikush duhet të bëjë diçka për ta thyer këtë situatë të pakuptimtë. Palët nuk duhet ti fryjnë ndarjeve. Kryeneçësia e të voglit është qesharake por edhe e dëmshme. Duke u bërë e dëmshme, ajo duhet marrë seriozisht.Unë u trishtova kur i pashë. Më keq se Aldo me Lulin.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e djeshme në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Greqi. 

vjosa osmani edi rama ermal mulosmani

Sondazh

Poll