Politike

Problematikat në tekset shkollore, Rama: U rregulluan nga ekspertët

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se shqetësimet që u ngritën vitin e kaluar, u ripanë dhe u rregulluar nga një rrjet mësuesish.

10 Qershor 2022, 20:44 Nga I.A
Problematikat në tekset shkollore, Rama: U rregulluan nga ekspertët
Tekstet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa nga tekstet shkollore që kishin probleme vitin e kaluar. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se shqetësimet që u ngritën vitin e kaluar, u ripanë dhe u rregulluar nga një rrjet mësuesish.

Postimi i Plotë:

Një qeveri që i dëgjon të gjithë dhe edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira. Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar nga publiku, në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore! Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura. Ja disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor

edi rama tekstet shkollore

Sondazh

Poll