Politike

Oferta e Vuçiçit për tregti/ Albin Kurti i kërkon të pranojë masakrat në Kosovë

Duke shpjeguar qëndrimin e Kosovës, Kurti tha se vendi i tij nuk do të përfshihet pasi gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë “të barabarta”.

10 Qershor 2022, 20:29 Nga k.m.
Oferta e Vuçiçit për tregti/ Albin Kurti i kërkon
Aleksandër Vuçiç

PRISHTINË- Albin Kurti shprehu mospërfillje për një marrëveshje energjetike të sugjeruar nga Aleksandër Vuçiç i Serbisë, në të cilën qymyri nga Kosova mund të shkëmbehej me energji elektrike.

Kjo është një përpjekje e presidentit autoritar të Serbisë për të kaluar nga projekti i dështuar i shkëmbimit territorial në atë të shkëmbimit të qymyrit”, tha Kurti për mediat.

Gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër, Maqedonia e Veriut të mërkurën, Vuçiç u bëri me dije mediave planet për të ofruar një marrëveshje për blerjen e qymyrit, madje shtoi se “nëse nuk e dëshironi këtë mënyrë, atëherë mund të bëhet këmbim edhe me para”.

Përfaqësuesit e Kosovës nuk morën pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur pasi vendi refuzon t'i bashkohet nismës, ku pjesë marrin vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në iniciativë deri më tani. Duke shpjeguar qëndrimin e Kosovës, Kurti tha se vendi i tij nuk do të përfshihet pasi gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë “të barabarta”.

“Gatishmëria dhe interesimi ynë për bashkëpunimin rajonal shprehet përmes mbështetjes sonë për Procesin e Berlinit [iniciativën e bashkëpunimit ekonomik e BE-së] dhe angazhimin tonë në tregun e përbashkët rajonal”, tha Kurti për mediat.

Kurti i bëri thirrje Serbisë që së pari të hapet ndaj Kosovës duke njohur dokumentet e saj të identitetit si pasaportat dhe kartat e identitetit, përpara se të ofrojë “iniciativa alternative” si nisma e Ballkanit të Hapur apo marrëveshjet për shkëmbimet e energjisë.

“Për të pasur Ballkan të hapur, Serbia le të jetë e hapur për Kosovën dhe e mbyllur për Federatën Ruse dhe autokracitë e tjera”, tha Kurti, duke iu referuar refuzimit të Beogradit për t'iu bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Ai gjithashtu i kërkoi Vuçiçit të pranojë se masakra janë kryer nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës 1998-99, siç ishte masakra e Raçakut e 15 janarit 1999, të cilën presidenti serb e mohoi vitin e kaluar.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në negociatat afatgjata të lehtësuara nga BE-ja dhe aktualisht po diskutojnë një zgjidhje të mundshme për një mosmarrëveshje për targat dhe për furnizimin me energji në veriun e Kosovës me shumicë serbe.

Komunat e dominuara nga serbët në veri të Kosovës nuk paguajnë energjinë elektrike pasi nuk janë në sistemin e faturimit të Kosovës. BIRN kontaktoi qeverinë e Kosovës për të pyetur nëse oferta e Vuçiçit mund të bëhej pjesë e një marrëveshjeje potenciale energjetike dhe për statusin e negociatave, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit./Përkthyer nga BIRN

albin kurti aleksander vucic open ballkan

Sondazh

Poll