Aktualitet

Punonjësi i karburantit merr lekët e xhiros dhe ia mbath, policia e shpall në kërkim

Vjedhja është kryer pikërisht nga punonjësi i karburantit.

11 Qershor 2022, 11:11 Nga A.B
Punonjësi i karburantit merr lekët e xhiros dhe ia mbath, policia e
Policia Fier

FIER- Një person është shpallur në kërkim nga policia në Fier pasi ka vjedhur lekët e xhiros ditore në pikën e karburantit. Vjedhja është kryer pikërisht nga punonjësi i karburantit. Personi me inicialet H., 38-vjeç eshtë duke u kërkuar nga forcat blu. Po ashtu në pranga kanë përfunduar edhe dy vëllezër pasi u dhunuan me sende të forta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, banues në Patos (vëllezër), pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi H. K., 38 vjeç, banues në Fier, pasi, duke qënë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar. Po punohet për kapjen e 38-vjeçarit. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi drejtonte në gjendje të dehur, automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

fier

Sondazh

Poll