Aktualitet

Shmanget tragjedia në Durrës, jahti rrezikoi ngecjen, shpëtohen 6 italianët

Jahti me 6 italianë në bord rrezikoi ngecjen në cekëtinë ndaj kërkoi ndihmë. 

11 Qershor 2022, 09:45 Nga A.B
Shmanget tragjedia në Durrës, jahti rrezikoi ngecjen, shpëtohen 6
Pamje nga porti

DURRËS- Është parandaluar një tragjedi. Mëngjesin e sotëm, salla operative e portit të Durrësit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik 'Ziacanaia'. Jahti me 6 italianë në bord rrezikoi ngecjen në cekëtinë ndaj kërkoi ndihmë. 

Shmanget tragjedia në Durrës, jahti rrezikoi ngecjen, shpëtohen 6

Mjeti po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt Shqipërisë. Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. 

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit, janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

durres jahti ne durres italiane

Sondazh

Poll