Aktualitet

Kontrabandë ilaçesh nga Italia! Zbulohet zanafilla, shqiptarja u zbulua nga telefonata në burg

Në periudhën që ajo qëndroi në qeli, një telefonatë e bërë nga Popa, solli zbulimin e rrjetit e më pas zhvillimin e operacionit.

11 Qershor 2022, 09:39 Nga A.B
Kontrabandë ilaçesh nga Italia! Zbulohet zanafilla, shqiptarja u
Elmonda Popa

ITALI- Zanafilla e hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në bashkëpunim me autoritetet italiane është shqiptarja Elmonda Popa. Gazeta italiane, Corriere, shkruan se 38-vjeçarja ishte arrestuar në mars të vitit 2021 për korrupsion me kalimin e shqiptarëve në kufi dhe favore për vota. 

Në periudhën që ajo qëndroi në qeli, një telefonatë e bërë nga Popa, solli zbulimin e rrjetit e më pas zhvillimin e operacionit. Mes tyre janë dy mjekë italianë, Domenico Carriero, 65 vjeç dhe Domenico Paternico, 53 vjeç. Në arrest shtëpie është edhe një zyrtar, i quajtur Davide Luigi Vergani dhe një farmacist. Po ashtu është arrestuar edhe Ndue Pulaj, që mendohet se është promotori i organizatës.

 

Në fillim të shkurtit 2021, Popa është përgjuar duke folur në telefon me Pulajn, shqiptarin 55-vjeçar.

“Vetëm që të kaloj doganën këtu, marr 600 euro,” thotë shqiptari, i cili sipas hetuesve shpjegon gjithçka në atë bisedë: si fitonte para me turizmin shëndetësor përmes certifikatave false, përfshirë kartat e shëndetit. Ai arrinte të sillte pa leje bashkëatdhetarët e tij, të cilëve iu ofroheshin ‘paketa udhëtimi’ me tarifa të sakta.

Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, u finalizua ditën e djeshme edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.

megaaksioni per ilacet elmonda popa

Sondazh

Poll