Aktualitet

Tenderi i sterilizimit, SPAK nis pyetjen e anëtarëve të Komisionit të Koncesionit

11 Qershor 2022, 09:19 Nga A.B
Tenderi i sterilizimit, SPAK nis pyetjen e anëtarëve të
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur marrjen në pyetje të anëtarëve të Komisionit të Koncesionit në lidhje me hetimet për koncensionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro.

I pari që është marrë në pyetje është Saimir Kadiu, anëtari i Komisionit të Koncesionit. Pritet që të dëshmojnë edhe anëtarët e tjerë, mes tyre Arben Gjata.

Tenderi për sterilizimin për setet kirurgjikale është nën hetim prej 3 vitesh.

tenderi i sterilizimit spak saimir kadiu

Sondazh

Poll