Aktualitet

VIDEO- Skëndaj: Po mbahet e mbyllur urgjenca kirurgjikale në QSUT

Skëndaj thotë se prej 5 muajsh po mbahet e mbyllur urgjenca kirurgjikale në QSUT

11 Qershor 2022, 10:06 Nga A.B
VIDEO- Skëndaj: Po mbahet e mbyllur urgjenca kirurgjikale në QSUT
Ambulancat te QSUT

TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka denoncuar situatën në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'. Ai ka ndarë pamje nga oborri i spitalit, në të cilën shihen ambulancat që qëndrojnë në radhë njëra pas tjetrës. Skëndaj thotë se prej 5 muajsh po mbahet e mbyllur urgjenca kirurgjikale në QSUT e se kjo ka krijuar kaos duke mbajtur peng urgjencën më të madhe në vend. 

'Per 2 paciente covid ne jave sot penalizohen mesatarisht 1000 paciente te tjere qe deri ne dhjetor 2021 i drejtoheshin cdo jave Urgjences Kirurgjikale ne QSUT. Nga janari e ketej me nje urdher absurd te Ministrise se Shendetsise urgjencat kirurgjikale e mikrokirurgjikale ne QSUT jane degdisur 5 dite te Trauma e 2 dite ne Sanatoriumi duke dyfishuar urgjencat ditore ne ekstrem ne keto spitale. Nderkohe burime te besueshme nga qsut thone se pasi u behet xhiro me autoambulance shume raste rikthehen serisht ne QSUT pasi mjeket e Traumes apo specializantet qe dergon QSUT ne ndihme nuk jane ne gjendje ti trajtojne si raste dhe i kthejne pas. Kujt dreqin i sherben kjo? Kush jane mendjendriturit qe propozojne dhe marrin vendime me kosto te tilla shendetsore qe prekin me mijera paciente? Ku eshte ky covidi "qe po mban peng" urgjencen me te madhe kirurgjikale ne vend? Zera brenda QSUT thone se gjithcka behet per te ulur kostot ne buxhet dhe per te favorizuar operatoret spitalore privat. "Fiks, shendetsia qe presin qyetaret".'- shkruan Skëndaj. 

 

qsut erjon skendaj

Sondazh

Poll