Aktualitet

E dënuar për korrupsion/ Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO lë sërish në burg Enkeleda Hoxhën

Enkelejda Hoxha pretendoi se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin e saj me burg.

11 Qershor 2022, 10:28 Nga A.B
E dënuar për korrupsion/ Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO lë
Enkelejda Hoxha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin nga burgu të ish gjyqtares Enkeleda Hoxha e dënuar me dy vite burg për korrupsion. Togat e zeza kanë rrezuar kërkesën e mbrojtjes me argumentin se nuk nuk kishte përmbushur afatin e burgut. Gjyqtarët Miliana Muça, Igerta Hysi dhe Saida Dollani ishin ata që vendosën të mos e lironin nga burgu. 

Hoxha iu drejtua me kërkesë Gjykatës së Posaçme për shurajen e masës dhe lirimin e saj nga qelia, me pretendimin se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin.

Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e dënoi ish-gjyqtaren Hoxha me 3 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit. Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

enkelejda hoxha

Sondazh

Poll