Aktualitet

Maturantët nuk hyjnë dot në provim në Pejë, mësuesi vendos notën 1 për 83 nxënës

 Në të gjithë shkollën janë 131 nxënës maturantë, por vetëm 48 kanë kaluar.

11 Qershor 2022, 09:25 Nga A.B
Maturantët nuk hyjnë dot në provim në Pejë,
NotaT

KOSOVË- Testin e Maturës nuk do ta kryejnë dot 83 nxënës të klasës së 12-të të shkollës “Ali Hadri” në Pejë.

Shkak është bërë nota e ulët e vendosur nga një profesor, i cili i ka vlerësuar të 83-të me notën 1. Në të gjithë shkollën janë 131 nxënës maturantë, por vetëm 48 kanë kaluar. Të gjithë nxënësit ankohen se vlerësimi nuk ka qenë i drejtë dhe kërkojnë marrjen e masave.

Drejtori i shkollës është shprehur për Insajder se i ka tërhequr vërejtjen mësuesit, për të cilin thotë se është i rregullt, por notat e tij janë vazhdimisht të ulëta.

Me këtë rast po merren edhe në Drejtorinë e Arsimit në Pejë, mirëpo nuk është marrë asnjë masë për profesorin.

peje provimet e matures

Sondazh

Poll