Art&Argëtim

Kleviol Ahmeti tregon grabitjet me Stresin: Ai të gjuan, e kam bërë unë këngëtar dhe gangster

 Në një bisedë live me Kozak Braçin në Instagram para sherrit me Noizyn ai ka deklaruar se emrin e artit Arkimed Lushajt ia ka vendosur ai Stresi.

10 Qershor 2022, 22:59 Nga I.A
Kleviol Ahmeti tregon grabitjet me Stresin: Ai të gjuan, e kam
Stresi dhe Kleviol Ahmeti

LUSHNJE- Reperi Kleviol Ahmeti ka treguar disa nga bëmat që ka bërë me shokun e tij reperin Stresi në kohën që kanë qenë adoleshent. Kleviu është bërë kryefjala e mediave të sotme, për shkak të konfliktit që ka pasur me reperin Noizy. 

 Në një bisedë live me Kozak Braçin në Instagram para sherrit me Noizyn ai ka deklaruar se emrin e artit Arkimed Lushajt ia ka vendosur ai Stresi.

“I thashë unë po ku vete me këtë emër t’i. Po hë më tha mua ma gjej nji. Ishim në shtëpi unë, Mara dhe Arkimedia. Kemi pas një shtëpi të vogël në mes të Brukselit. Ishte shtëpia e mallit, e armëve, e mbaja unë. Qerosi jetonte në një shtëpi tjetër. Në ishim lluks aty, fuqishëm, kartela. I thash unë ty të të gjej një emër, ti i thash unë je stresuesi. Më pa njëherë dhe i thash të shkon se je stresus. Është stresus ai, të rrish me atë, as bukë nuk ha dot, bën sikur i ngel qejfi me ato skemat e veta, ta ndrron muhabetin 460 gradë, jo 360 gradë. Ashtu ka qenë problematik. Unë ja lashë “Stres”, por unë nuk e thërras asnjëherë “Stres”, unë e thërrisja Kedi. Kështu e thërrasin me përkëdheli të shtëpisë, o Kedi. Nga Kedi e kalova te “Lali” dhe “Lali” ka 15 vjet që i thërras. Atëhere nuk përdorej shumë kjo, s’kishte dalë as kënga “Të ka lali shpirt”. Arkimedin e mora unë dhe filluam grabitjet, kemi bërë dhe grabitje restorantesh. E njihte Arkimedi atë grekun, kishte shumë lekë. I morëm silenciatorin një beratsi, ai ishte në kërkim 25 vjet. Ai tani me ne, unë, Arkimedi, Mara. Unë 17 vjeç, Mara 17 vjeç dhe Arkimedi 16 vjeç, ai 35 vjeç. E merrnim ne atë gjujts me vete. Ja merrja unë silenciatorin e futja në brez dhe hajde të mbahesha unë. E armën e kam mbajtur gjithmonë unë. Nuk i lej armë Arkimedit, se të gjuan ai, për të treguar që unë gjuaj, gjuan pa nevojë, jo të nevojshme se po na vijnë të na gjuajnë dhe t’i gjuajmë. Do të gjuajë vetë i pari. Arkimedin e kam bërë unë këngëtar dhe gangster, edhe nuk më ka zhgënjyer, prandaj e dua se është aty gjithmonë. Është problematik, i prishe qejfin atij, ke shkel në mina” tha Klevio.

kleviol ahmeti kozak braçi arkimed lushaj

Sondazh

Poll