Art&Argëtim

Brenda dasmës së Britney Spears/ 3 fustane nusërie, puthet me Madonnën, "supriza" nga ishi

Ceremonia u bë në Los Angeles me vetëm 60 të ftuar dhe siç pritej, pas asaj që ka ndodhur mes saj dhe familjes së saj, asnjëri prej tyre nuk ishte i ftuar në dasmë, përveç vëllait të saj, Brian.

10 Qershor 2022, 18:06 Nga d.a
Brenda dasmës së Britney Spears/ 3 fustane nusërie, puthet me
Britney Spears dhe Sam Asghari

SHBA- 13 vjet pasi arriti të “thyejë prangat” e kujdestarisë së saj, Britney Spears është më në fund e lumtur pasi ditën e djeshme ylli i popit arriti të realizojë dëshirën e saj dhe u martua me të dashurin e saj Sam Asghari.

Ceremonia u bë në Los Angeles me vetëm 60 të ftuar dhe siç pritej, pas asaj që ka ndodhur mes saj dhe familjes së saj, asnjëri prej tyre nuk ishte i ftuar në dasmë, përveç vëllait të saj, Brian.

Në këtë ngjarje të lumtur nuk ishin të pranishëm as fëmijët e saj, Sean Preston dhe Jaden James, megjithatë, ish-avokati i saj foli për People dhe tha se djemtë e saj janë shumë të lumtur për të.

Në mesin e të ftuarve të saj ishin shumë njerëz të famshëm, si Madonna, Paris dhe Katie Hilton, Drew Barrymore, Selena Gomez, Maria Menounos, por edhe Donatella Versace që editoi dizajnin e fustanit të nusërisë.

Disenjatorja e njohur ishte shfaqur së fundmi në një postim të këngëtares në Instagram dhe siç duket, dyshja me siguri ishin takuar për provat e fundit të fustanit të nusërisë. Fustani i nusërisë i Spears kishte një bust të ngushtë me një dekolte të ulët dhe një hapje të madhe deri në ijet, në anën e skajit.

Këngëtarja kishte veshur fustanin me vello të gjatë dhe në qafë kishte një varëse të bardhë me një diamant në qendër. Byzylykët e diamantit dhe dorezat e bardha transparente kompletuan pamjen e saj. Natën e dasmës së saj, ylli i popit ndërroi edhe tre veshje të tjera, të cilat ishin të gjitha Versace.

Sipas burimeve, Britney Spears dukej më e lumtur se kurrë, teksa po shkonte drejt të dashurit të saj, nën tingujt e këngës "Can't Help Falling in Love" nga Elvis Presley.

Mirëpo dasma e tyre nuk ka munguar për të papriturat, pasi ish-bashkëshorti i saj Jason Alexander, donte të prishte atmosferën festive. 40-vjeçari është arrestuar nga policia e Venturës dhe akuzohet për shkelje të ligjit dhe vandalizëm. Pak minuta para se të arrestohej, Aleksandri arriti të regjistronte veten në Instagram, teksa vraponte nëpër shtigje në shpatin e kodrës duke iu afruar shtëpisë së ish-gruas së tij.

martohet britney spears sam asghari

Sondazh

Poll