Art&Argëtim

Kylie Jenner flet për Tristan Thompson : Ai është njeriu më i keq në planet

Motrat e Khloe mësojnë për tradhëtinë e Tristan me Marali Nichols 

10 Qershor 2022, 12:06 Nga d.d
Kylie Jenner flet për Tristan Thompson : Ai është njeriu më
Kylie Jenner, Tristan Thompson

SHBA-Ylli Kylie Jenner, është troditur nga deklarata e partnerit të motrës së saj Khloe. Basketbollistit Tristan Thompson ka pranuar se e ka tradhëtuar Khloe. Sipas mediave të huaja, në puntatën e fundit të emisionit “Kardashians” , motrat e Khloe mësojnë për tradhëtinë e Tristan me Marali Nichols , nënën e fëmijës së tij, ato nuk reagojnë mirë.

“Kur isha me Tristanin në fillim, u ndjeva tmerrësisht e sigurt me të. “Ishim shumë mirë” ka thënë Khloe.

Kim Kardashian shfaqet në episodin duke lexuar lajmet që qarkullojnë për këtë çështje dhe ua përcjell lajmin “pakëndshëm” motrave të saj.

Teksa Kim po lexonte, Kylie Jenner e telefonoi e tronditur. “Po gënjen,” tha Kylie në telefon. “Jo, nuk po gënjej,” u përgjigj Kim. Më pas ajo nxori deklaratën e Tristanit në padi, ndërsa Kylie u shpreh : “A nuk është Tristan njeriu më i keq në planet?"

Të gjitha motrat Kardashian dolën në përfundimin se ky njeri nuk është i denjë për motrën e tyre.

Së fundmi ishte folur se Tristan jo vetëm që kishte një lidhje me një grua tjetër, por kishte edhe një fëmijë me të, i cili fillimisht u përpoq të mohonte se ishte i tij. 

 

kylie jenner tristan thompson

Sondazh

Poll