Art&Argëtim

Në pritje të ëmbël, Sara Hoxha zbulon çfarë emri kanë menduar për vajzën

Sipas saj, për emrat kanë menduar, por një gjë është e sigurtë, nuk do ketë emër qyteti. 

10 Qershor 2022, 22:31 Nga k.m.
Në pritje të ëmbël, Sara Hoxha zbulon çfarë emri
Sara Hoxha

TIRANË- Trashgimtarja e "Top Channel", Sara Hoxha rrëfeu se ende nuk kanë një emër për vajzën që po presin. E ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, Sara Hoxha u shpreh se janë akoma në dilemë për emrin e së voglës që mezi po e presin, ndërsa është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Sipas saj, për emrat kanë menduar, por një gjë është e sigurtë, nuk do ketë emër qyteti. 

“Unë zakonisht dal flas për intervista kur kam një projekt  të madh siç është projekti im për momentin. Jam gjashtë muajshe, me dy fëmijët e  parë ishte vendosur që në muajin e dytë, por goca e Ledionit është më e veçantë se sa çunat e Ledionit dhe asgjë nuk e bind për momentin. Ma ndërron edhe akoma jemi pak në dilemë,”- tha Sara në shaka e sipër.

PJESË NGA BISEDA: 

Donald Veshaj: A mendon se do të jetë edhe emri vajzës një emër qyteti?

Sara Hoxha: Jo, do të ishim qesharakë.

Donald Veshaj: Ku e keni krijuar vajzën?

Sara Hoxha: Ishim në Vjenë.

Donald Veshaj: Aa Vjena.

Sara Hoxha: Nuk e ka emrin Vjena.

Donald Veshaj: Vjena është emër shumë i bukur, por në fakt është emër zysh matematike.

Sara Hoxha: Nuk besoj të ketë emër qyteti.

Kujtojmë se Sara është nënë e dy djemve, Roman dhe London, ndërsa tashmë do të bëhen me pjesëtaren më të re të familjes, pasi është në pritje të ëmbël.

sara hoxha

Sondazh

Poll