Art&Argëtim

FOTO/ Humbi mamanë, Fjoralba Ponari shfaqet me flokët e rëna nga stresi

Fjoralba u është përgjigjur ndjekësve duke postuar një foto të saj me flokët e rënë.

10 Qershor 2022, 14:08 Nga j.c
FOTO/ Humbi mamanë, Fjoralba Ponari shfaqet me flokët e rëna nga
Fjoralba Ponari

TIRANË- Moderatoja Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjetet sociale por nuk flet shpesh për jetën e saj private. Së fundmi, ajo ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Një nga pyetjet që i është bërë është për humbjen e nënës së saj që i ndërroi jetë para pak muajsh.

“Si mund të jesh kaq fresk”, i shkruan një ndjekës, duke e lidhur me faktin që ajo duket pa probleme dhe gjithmonë e qeshur.

Fjoralba është përgjigjur duke postuar një foto të saj me flokët e rënë, duke treguar stresin e madh që po kalon.

“Stress free ç’e pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe poooo do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…fakti që me mua, ndryshe nga dikush tjetër më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjejë të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër”-ka shkruar Ponari.

FOTO/ Humbi mamanë, Fjoralba Ponari shfaqet me flokët e rëna nga
Fjoralba Ponari

Moderatorja pak kohë më parë ka humbur nënën e saj, por edhe pas kësaj ngjarje të rëndë ajo nuk ka hequr dorë nga televizioni por është rikthyer menjëherë.

fjoralba ponari

Sondazh

Poll