Art&Argëtim

YouTube akuzohet se nuk ka ndaluar mashtruesit që kanë krijuar transmetime të rreme për Elon Musk

Për shumë muaj, transmetimet kanë mashtruar mijëra njerëz duke u dërguar kriptomonedha kriminelëve, duke menduar se do të marrin një çmim nga Musk

10 Qershor 2022, 12:39 Nga d.d
YouTube akuzohet se nuk ka ndaluar mashtruesit që kanë krijuar
Transmetimet që reklamojnë oferta false për dhënien e kriptomonedhave

SHBA-YouTube po kritikohet, pasi nuk ka ndaluar disa hakera mashktrues që po transmetojnë video të rreme të Elon Musk për të gënjyer shikuesit.

Sipas BBC, kriminelët po rrëmbejnë llogaritë e YouTube dhe po përdorin videot për të promovuar dhurata false për kriptomonedha.

Shuma që supozohet se kanë fituar 243,000 dollarë. Shumica e këtyre transmetimeve janë ndjekur nga dhjetëra mijëra njerëz gjatë këtij muaji. Të martën, milioneri Elon Musk tha se YouTube nuk po trajtonte "reklamat e mashtrimit". 

Për shumë muaj, transmetimet kanë mashtruar mijëra njerëz duke u dërguar kriptomonedha kriminelëve, duke menduar se do të marrin një çmim nga Musk.

Një nga lidhjet më të zakonshme në faqen e internetit, tregon se njerëzit kërkojnë të dyfishojnë paratë e tyre duke dërguar Bitcoin në adresat e portofolit dixhital të reklamuar.

elon musk youtube

Sondazh

Poll