Art&Argëtim

Jennifer Lopez: Të ndaja skenën e Super Bowl me Shakiran ishte ideja më e keqe

Lopez dhe Shakira përfundimisht pranuan të punonin së bashku duke e ndarë kohën e barabartë të performancës.

10 Qershor 2022, 13:51 Nga DOSJA
Jennifer Lopez: Të ndaja skenën e Super Bowl me Shakiran ishte ideja
Shakira dhe Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja Jennifer Lopez në dokumentarin e saj ka zbuluar se ishte e zemëruar që u detyrua të "ndante" perfomancën e saj në Super Bowl në vitin 2020 me Shakiran, duke thënë se ishte ideja më keqe në botrë.

Sipas Daily Mail, kur u njoftua se Jennifer Lopez dhe Shakira do të kryesonin shfaqjen e pjesës së parë në Super Bowl 2020 në stadiumin Hard Rock në Miami, fansat nuk e kishin idenë që JLo fillimisht e urrente këtë ide. Menjëherë pas njoftimitse do ë ndante skenën me Shakiran ajo ka shkuar duket i ulëritur  drejtorit duke i thënë se kjo është ideja më e keqe.

"Ne kemi gjashtë minuta. Kemi 30 sekonda të një kënge dhe nëse marrim një minutë, kaq, na kanë mbetur edhe pesë. Por, duhet të ketë këngë të caktuara që ne këndojmë. Ne duhet të kemi momentet tona të këndimit. Nuk do të jetë një revistë e vallëzimit të mbretit. Duhet të këndojmë mesazhin tonë. Kjo është ideja më e keqe në botë që dy persona të bëjnë Super Bowl. Ishte ideja më e keqe në botë,”- i thotë Lopez drejtorit të saj muzikor në një moment.

Menaxheri i saj Benny Medina ka deklaruar se edhe ai në atë moment është ndjerë shumë i ofenduar pasi ccdo vit përzgjedh një këngëtarë për të performuar ndërkohë në 2020 ata kërkuan dy këngëtare të cilat kishin mundësi ta mbanin vetë 6 minuta shfaqje.

"Kjo është diçka për të cilën kam punuar dhe shpresoj për vite me radhë. Ju keni një titullar në një Super Boël. Ky titull ndërton një shfaqje dhe, nëse ata zgjedhin të kenë të ftuar të tjerë, kjo është zgjedhja e tyre. Ishte një fyerje të thuash se të duheshin dy latinë për të bërë punën që një artist historikisht ka bërë"- thotë menaxheri i JLo, Benny Medina. 

Lopez dhe Shakira përfundimisht pranuan të punonin së bashku duke e ndarë kohën e barabartë të performancës, pavarësisht se Jenniferi nuk ishte e lumtur sepse dëshironte të paktën 10 minuta të performancës. Performanca e tyre ishte ndër më të pëlqyerat e Super Bowl. 

shakira jennifer lopez

Sondazh

Poll