Sport

Katar 2022, çështja quhet e mbyllur, FIFA ka vendosur fatin e Ekuadorit

Pas javësh thashetheme dhe spekulimesh rreth ndonjë përjashtimi të mundshëm të kombëtares së Ekuadorit nga Kupa e Botës, tani FIFA i i ka dhënë fund "çështjes së Ekuadorit

10 Qershor 2022, 20:38 Nga DOSJA

Katar 2022, çështja quhet e mbyllur, FIFA ka vendosur fatin e

EKUADOR- Pas javësh thashetheme dhe spekulimesh rreth ndonjë përjashtimi të mundshëm të kombëtares së Ekuadorit nga Kupa e Botës, tani FIFA i i ka dhënë fund "çështjes së Ekuadorit". Pas shumë akuzave të hedhura nga Kili, FIFA më në fund ka dhënë vendimin zyrtar për sa i përket Ekuadorit.Kombëtarja nga Amerika Latine nuk do të përjashtohet nga Kupa e Botës së këtij viti, duke bërë që çdo gjë të vazhdojë normalisht.

"Komiteti Disiplinor i FIFA-s hedh poshtë të gjitha akuzat kundër Federatës Ekuadoriane të Futbollit. Procedura disiplinore e nisur kundër Federatës së Futbollit të Ekuadorit shpallet e mbyllur".Në fakt, ankimi i Kilit kishte shkaktuar pështjellim edhe në Itali, pasi ishin shtuar spekulimet që, me dënimin e mundshëm të Ekuadorit, në “Katar” 2022 do të merrte pjesë përfaqësuesja e kaltër.

E.Ç (Dosja.al)

ekuadori

Sondazh

Poll