Sport

Nuk e dini që David Beckam ka edhe një emër të dytë? Mësojeni! “Ka qenë idhulli i babait tim”

Në kanalin "The Overlap", që menaxhohet nga Gary Neville ish-lojtar i United në YouTube, intervistohen personalitete të njohura. Një nga personazhet më të njohur të futbollit britanik ka rrëfyer të ‘fshehtat’ e tij

10 Qershor 2022, 16:42 Nga DOSJA

Nuk e dini që David Beckam ka edhe një emër të dytë?

ANGLI - David Beckham ka qenë protagonisti i ri i kanalit "The Overlap", kanali i Gary Neville në YouTube në të cilin ish-lojtari i Manchester United interviston personalitete të njohura, por edhe futbollistë dhe ish-futbollistë, me synimin për të zbuluar informacione të reja për jetën e tyre personale apo karrierën profesionale.

Beckham nuk ka bërë përjashtim dhe, në videon e fundit të Neville, ai është 'bombarduar' me gjithsej 29 pyetje, që e kanë bërë të tregojë shijet e tij ose, për shembull, më shumë detaje rreth marrëdhënies së tij me Victoria Beckham. 

Një nga të dhënat që ka zbuluar ish-futbollisti i Real Madridit është emri i tij i dytë, për të cilin shumë, as që e dinin se ekzistonte. Është ‘Robert’ dhe, siç shpjegon ish-futbollisti dhe biznesmeni anglez në video, ai ka marrë emrin e Bobby Charlton. "Idhulli i babait tim," thotë ai.

Siç thamë, Beckham zbulon edhe detaje të tjera të jetës së tij në video. Për shembull, ai rrëfen se programi i tij i preferuar televiziv është 'Only Fools and Horses ', një komedi britanike e viteve ‘80, se ‘Stone Roses’ është grupi i tij i preferuar muzikor dhe Londra, qyteti i tij i preferuar. 

Nuk e dini që David Beckam ka edhe një emër të dytë?
Gary Neville dhe David Beckham gjatë intervistës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll