Sport

Barcelona zyrtarisht në krizë, zv.presidenti i pjesës ekonomike ngre alarmin: "Duhen 500 milionë euro"

Barcelona po përjeton një krizë të rëndë ekonomike, e cila vitin e kaluar çoi në shitjen e Messit. Zv.presidenti i zonës ekonomike të klubit Eduard Romeu ka ndërhyrë në lidhje me këtë çështje

10 Qershor 2022, 12:54 Nga DOSJA
Barcelona zyrtarisht në krizë, zv.presidenti i pjesës ekonomike
Eduard Romeu

SPANJË- Barcelona po përjeton një krizë të rëndë ekonomike, e cila vitin e kaluar çoi në shitjen e Messit. Zv.presidenti i zonës ekonomike të klubit Eduard Romeu ka ndërhyrë në lidhje me këtë çështje: “Vlera neto është negative, duhen 500 milionë euro për të shpëtuarBarcelonën”.

Një krizë që është edhe rezultat i drejtimit të mëparshëm nga ana e Bartomeut: “Kjo situatë rrjedh nga trashëgimia që na lanë, nga gjërat që janë bërë, por janë bërë keq dhe nga ato që nuk janë bërë fare”.

Ndër zgjidhjet për të lehtësuar situatën, kryesorja është shitja e disa aksioneve të Barça Licensing and Merchandising (BLM), kompania në pronësi të klubit që kontrollon pjesën e shitjes me pakicë dhe e Barça Studios, njësia që merret me krijimin dhe shpërndarja e materialit audiovizual: "Për BLM kemi një ofertë prej 275 milionë euro. Është një ofertë e mirë, por nuk na mjafton."

Në realitet, zgjidhja në dukje më e thjeshtë do të kishte qenë pranimi i marrëveshjes me CVC Capital Partners, një kompani financiare britanike e specializuar në kapital. Barcelona është një nga tre klubet spanjolle, së bashku me Real Madrid dhe Athletic Bilbao, të cilët marsin e kaluar hodhën poshtë marrëveshjen mes CVC dhe LaLiga, e cila parashikonte sigurimin e gati 2 miliardë euro për klubet spanjolle të kategorisë së parë dhe të dytë, që ishin në vështirësitë ekonomike që solli Covid.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

barcelona

Sondazh

Poll