Bota

Ish-ministri Enver Hoxhaj: Kosova do të duhej të ishte pjesë "Ballkanit të Hapur"

Hoxhaj theksoi se Kosova duhet të ishte pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”, qoftë si vëzhguese ose si anëtare e plotë e saj pasi kjo nuk pengn rrugën drejt BE-së.

10 Qershor 2022, 19:31 Nga d.a
Ish-ministri Enver Hoxhaj: Kosova do të duhej të ishte pjesë
Enver Hoxhaj

KOSOVË-Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ndryshe nga kryeministri Albin Kurti, ka shprehur idenë se Kosova duhet të ishte pjesë e Ballkanit të Hapur.

“Unë mendoj që Kosova do të duhej të ishte pjesë e Ballkanit të Hapur, qoftë si vëzhgues qoftë si anëtare e plotë”,-tha Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se Kosova duhet të ishte pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”, qoftë si vëzhguese ose si anëtare e plotë e saj pasi kjo nuk pengn rrugën drejt BE-së.

Në Samitin e mbajtur në Ohër më 8 qershor përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë si vëzhgues dhe përfaqësues të Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Gjatë konferencës së pëbashkët për shtyp përfaqësuesit e dy vendeve u shprehën optimist për t'u bërë pjesë e kësaj nisme. Nga vendet e rajonit e vetmja që nuk mori pjesë ishte Kosova, e cila e kundërshton këtë nismë duke u shprehur se ajo do të ndjekë rrugën e Procesit të Berlinit.

 

enver hoxhaj ballkani i hapur

Sondazh

Poll