Bota

Vrau çiftin për një sherr parkimi, dëshmia e autorit: Unë shkova me thikë, i kam goditur të dy

Collin Reeves, 35 vjeç, goditi për vdekje Stephen dhe Jennifer Chapple, 33 vjeç, në shtëpinë e tyre në Somerset, ndërsa dy fëmijët e tyre flinin në dhomat e tyre në nëntor të vitit të kaluar. Reeves, një ish-inxhinier komando në Ushtrinë Britanike, ka pranuar se ka vrarë çiftin dhe është deklaruar fajtor për vrasje nga pakujdesia.

10 Qershor 2022, 19:09 Nga d.a
Vrau çiftin për një sherr parkimi, dëshmia e autorit:
Stephen dhe Jennifer Chapple

BRITANI- Juristët në një gjyq për vrasje kanë dëgjuar një regjistrim ku ish-ushtaraku Colin Reeves ka telefonuar policinë pas vrasjes së fqinjëve të tij më 21 nëntor të vitit të kaluar në Britani.

Sipas Skynews, Collin Reeves, 35 vjeç, goditi për vdekje Stephen dhe Jennifer Chapple, 33 vjeç, në shtëpinë e tyre në Somerset, ndërsa dy fëmijët e tyre flinin në dhomat e tyre në nëntor të vitit të kaluar. Reeves, një ish-inxhinier komando në Ushtrinë Britanike, ka pranuar se ka vrarë çiftin dhe është deklaruar fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Vrau çiftin për një sherr parkimi, dëshmia e autorit:
Colin Reeves

Ai u hodh mbi një gardh për të hyrë në pronën e fqinjëve pas një sherri të gjatë për parkimin, ku dhjetë ditë para incidentit të 21 nëntorit, Reeves dyshohet se i kishte bërtitur Chapple jashtë shtëpisë së saj pasi kjo e fundit kishte patur një debat me gruan e tij. 

Një regjistrim i thirrjes së urgjencës u publikua në gjykatë ku operatori ngatërroi Reeves për viktimën, duke e pyetur nëse ai ishte dëmtuar ndërkohë që ky i fundit përgjigjet me gjakftohtësi.

"Unë shkova me thikë, i kam goditur të dy. Mendoj se ata po lëviznin disi. Ai ishte shtrirë në dysheme, ajo ishte shtrirë në divan."-tha ai në regjistrim.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, fëmijët e çiftit ishin ende në gjumë. Duke dhënë dëshminë, nëna e Reeves, Lynn, qau teksa u tregoi juristëve se si e gjeti djalin e saj "të bardhë si një fantazmë" natën e sulmit.

"Ai thjesht po qëndronte në këmbë, ai thjesht pa drejt nesh sikur të mos ishte aty dhe tha se duhet të mbronte familjen e tij" tha ajo.

Jennifer nuk kishte mundësi të ngrihej nga divani për të mbrojtur veten gjatë sulmit pasi ajo pësoi gjashtë plagë me thikë në pjesën e sipërme të gjoksit dhe shpatullës, duke shkaktuar lëndime fatale në një enë të madhe gjaku dhe në zemrën e saj. Burri i saj, 36 vjeç, gjithashtu mori gjashtë plagë me thikë së bashku me lëndime të lehta.

Pamjet e kapura në kamerën e derës së pasme treguan Reeves duke hyrë në pronë përpara se Jennifer të dëgjohej duke bërtitur nga tmerri.

Reeves më pas bërtiti: "Vdis moj k.. vdis".

Reeves shërbeu në ushtri midis 2002 dhe 2017, duke përfshirë edhe Afganistanin. U pretendua se ai dukej se kishte luftuar me shëndetin e tij mendor që kur u kthye dhe ai tha se vuante nga një "anormalitet i funksionimit mendor" në kohën e sulmit.

jennifer chapple stephen chaple

Sondazh

Poll