Bota

Pas takimit me Scholz, Vuçiç: Kancelari kërkoi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Pas takimit të dy delegacioneve Scholz dhe Vuçiç dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp ku folën rreth temave që diskutuan dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

10 Qershor 2022, 17:41 Nga d.a
Pas takimit me Scholz, Vuçiç: Kancelari kërkoi që Serbia
Aleksander Vucic

SERBI- Pas vizitës së tij në Kosovë kancelari gjerman Olaf Scholz ka udhëtuar drejt Beogradit ku është pritur në aeroport nga presidenti serb Alkesandër Vuçiç.

Pas takimit të dy delegacioneve Scholz dhe Vuçiç dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp ku folën rreth temave që diskutuan dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. Vuçiç tha se kanë biseduar edhe për shumë tema të vështira, por edhe se Scholz ka sjellë shpresa të reja për të gjithë në Ballkanin Perëndimor për çështjen e zgjerimit të BE-së.

"Ai dëshiron që të ketë një perspektivë reale për t'u bashkuar, jo vetëm për të blerë kohë. Nga raportet kemi parë se vendi ynë duhet të bëjë përparim në çështjen e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe shumë çështjeve të tjera dhe shpresoj se do të bëjmë progres si pjesë e qeverisë së re" – tha Vuçiç.

Kreu i shtetit serb tha se kanë biseduar edhe për dialogun Beograd-Prishtinë ku sipas tij është pala tjetër ajo që nuk përmbush ato që ka firmosur.

Disa nuk duan të përmbushin atë që kanë nënshkruar, por e kuptoj kancelarin gjerman i cili tha se nevojiten shumë hapa të vegjël për të arritur një marrëveshje dhe ne do të bëjmë gjithçka për të bërë përparim”, theksoi Vuçiç.

Përsa i takon luftës në Ukrainë Vuçiç tha se Scholz i ka kërkuar hapur dhe me vendosmëri që Serbia ti bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

"Fola për qëndrimin tonë dhe specifikat e situatës rreth Kosovës, energjinë dhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë."-përfundoi Vuçiç.

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Beogradin në kuadër të turit ballkanin dyditor ku e nisi me Kosovën dhe zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti. Pas vizitës në Serbi Scholz do të niset drejt Greqisë ku do të marrë pjesë në Samitin e Selanikut.

 

olaf scholz ne serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll